Shqyrtohet mundësia e shuarjes së veturave të vogla

Shqyrtohet mundësia e shuarjes së veturave të vogla

11 February 2019 18:19

Përfitimet në segmentin e veturave të vogla vazhdojnë të shënojnë rënie dhe prodhuesit po shqyrtojnë mundësinë e shuarjes së disa modeleve.

Trendi i rënies së kërkesave në segmentin e super-minit është vërejtur në veçanti në Evropë, ku në vitin 2017 ka pasur shtrirje prej vetëm tetë për qind në tregun e përgjithshëm.

Sipas mediave evropiane, grupi Volkswagen dhe PSA kanë shprehur pasiguri rreth këtij segmenti, transmeton KP.

Drejtori i grupit VW Herbert Dies është ankuar ndaj limitit më të ashpër të ndotjes prej vitit 2020, ku veturat e vogla nuk mund t’i kontribuojnë kësaj ulje.

Për të përmbushur normat e emetimit të gazrave, VW do të rrisë çmimin e modelit të tij më të vogël Up! për 3500 euro.

Edhe Grupi PSA paralajmëron se mund të ndërpresë prodhimin e disa veturave të saja të vogla si Peugeot 108 dhe Citroen C1, së bashku me Toyota, e cila nga viti 2021 nuk do të prodhojë më modelin Aygo në fabrikën e përbashkët në Çeki.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme