Auto

Audi shton versionin hibrid të modelit A3

Për disa muaj, Audi do të prezantojë gjeneratën e katërt të modelit A3, i cili do të marrë versionin hibrid.

A3 hibrid do të bartë shenjën e-Tron, dhe do të ndajë statusin e perlës me modelin RS, i cili do të jetë konkurrent i Mercedes-AMG A45 i cili ka 415 kuaj fuqi, transmeton ksp.

Audi ka paralajmëruar se deri në vitin 2025 do të prezantojë 12 modele krejtësisht elektrike dhe në mesin e tyre do të jenë edhe vetura të madhësisë së A3, edhe pse gjenerata e katërt e këtij kompakti nuk është pjesë e këtij grupi.

Audi nuk do të sjellë revolucion në pamjen e modelit A3, por në kabinën e tij do të dominojë ekrani multimedial 10.1-inç dhe komanda digjitale sikurse te SUV Q3.

Audi nuk do të prodhojë më versionin me tri dyer pasi nga rreth 175.000 vetura të shitura të modelit A3 2017, vetëm 7.800 prej tyre ishin në këtë variant, derisa janë prodhuar 167.000 modele A3 Sportback.