BMW 550i nga AC Schnitzer me 551 kuajfuqi

BMW 550i nga AC Schnitzer me 551 kuajfuqi

08 February 2019 21:09

Në hapësirat e BMW Abu Dhabi Motors tani gjendet edhe një BMW Series 5 i modifikuar, në version 550i.

Ky Series 5 vjen me eksterier me ngjyrë të bardhë “Alpine”, paketën “AC Schnitzer” për aerodinamikën e cila përfshinë mbrojtësin e përparmë të ri shtesë (spoiler), pragjet e reja, mbrojtësin e pasmë të ri shtesë (difuzer), si dhe mbrojtësin e pasmë të ri shtesë (spoiler) mbi bagazh, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, ky BMW 550i vjen edhe me set të ri të rrotave “AC Schnitzer Bi-Color”, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave nga çeliku, amortizatorët e modifikuar, si dhe interier me ngjyrë të kafenjtë dhe disa detaje nga druri dhe fibra të karbonit.

Nën kofanon e këtij modeli të ri të BMW-së, gjendet motori 4.4-litër Bi-Turbo V8 i cili është i përforcuar në 551 kuajfuqi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme