Auto

Renntech përforcon dy modelet luksoze të Rolls-Roycet

Foto: Car Buzz

Kompania amerikane që merret me modifikimin e veturave, Renntech, së fundmi është marrë edhe me “zbukurimin” e modele luksoze të Rolls-Roycet, Wraith dhe Dawn.

Më saktësisht, Renntech është marrë me “zbukurimin” e pamjes së tyre dhe me përforcimin e motorëve të tyre V12.

{gallery}

Rolls-Royce Dawn ka motor 6.6-litër Twin-Turbo V12 me kapacitet prej 420 kW/571 kuajfuqi, ndërsa Wraith ka të njëjtin motor por me kapacitet prej 465 kW/632 kuajfuqi dhe kjo kompani amerikane të dy këtyre modeleve u ka shtuar nga 71 kW/96 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Përveç kësaj, për Wraithin, Renntech ka zgjedhur edhe set të ri të rrotave me ngjyrë të zezë dhe disa elemente të tjera po ashtu me ngjyrë të zezë (maska e përparme, kornizat e xhamave, mbrojtësi i pasmë shtesë – spoiler...), si dhe dritat e pasme të errët.

Gjithashtu, në ofertën e Renntechit për Wraith dhe Dawn përfshihen edhe amortizatorët e rinj, por sa i përket çmimit për të gjitha këto ndryshime, ende nuk është zbuluar.