Volvo tërheq 200 mijë vetura dizelë

Volvo tërheq 200 mijë vetura dizelë

23 January 2019 17:50

Prodhuesi suedez i automobilave, Volvo, ka thënë se do të tërheqë nga tregu 200 mijë vetura dizelë për shkak të problemeve me tubin e karburantit, duke shtuar se “është masë e sigurisë”.

Zëdhënësja e kompanisë, Annika Bjerstaf, ka thënë se “ajo që mund të ndodhë është që të nisë rrjedhja e karburantit nëpër motor pas një periudhe të gjatë kohore”.

Sipas saj, akoma s’kanë marrë ndonjë raportim të ndonjë incidenti lidhur me këtë problem.

Bjerstaf ka thënë po ashtu se modelet që do të tërhiqen nga tregu janë modelet Volvo V40, S60 dhe V60 në versionet “Cross Country”, dhe modelet V70, XC70, S80, XC60 dhe XC90 të prodhuar më 2015 e 2016.

Kompania ka thënë se do t’u ofrojë shërbimin e ndërrimit të tubit pa asnjë kosto, atyre që janë të prekur nga ky problem.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme