Auto

Tesla do të pushojë nga puna 7% të punëtorëve të saj

Tesla është duke pushuar nga puna 7 për qind të punëtorëve të tyre, sipas një emaili të dërguar nga Elon Musk te punëtorët e tij, i cili është publikuar edhe në ueb faqen e kompanisë.

Ky vendim do t'i prekë mbi 3 mijë anëtarë të stafit, të cilët sipas Musk janë rreth 45 mijë persona, transmeton koha.net.

Aksionet e Teslas kanë rënë për rreth 8 për qind.