Veturat britanike Lotus shumë shpejt “made in China”

Veturat britanike Lotus shumë shpejt “made in China”

17 January 2019 12:13

Pronarët kinezë të fabrikave të Lotus-it do të fillojnë prodhimin e veturës sportive britanike në Kinë, për herë të parë, pas investimit të 1.3 miliardë dollarëve në një fabrikë në qytetin Wuhan të Kinës.

Kompania kineze Geely, e cila ka nën pronësi Lotus-in britanik, dëshiron të ndërrojë komplet kahjen e markës, duke e kthyer atë nga një markë që prodhon vetura sportive në një markë që prodhon vetura në masë e që do të hyjnë edhe në tregun e SUV-ve, transmeton koha.net.

Lotus tani për tani prodhohen në Norfolk të Anglisë.

Gjatë 2018-ës kjo kompani ka arritur të shesë vetëm 1,630 Lotus globalisht.

Në fabrikën e re në Kinë kjo markë do të mund të prodhojë 150 mijë vetura në vit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme