Auto

Rolls-Royce thotë se mund të pësojë nga Brexiti

Drejtori Ekzekutiv i Rolls-Roycet, Tosten Miler-Etvets, thotë se fabrika e prodhimit e kësaj kompanie britanike në Goodwood do të pësojë nga komplikimet e mundshme për shkak të Brexitit.

Britania po kalon një krizë të madhe politike për shkak të synimit për t’u tërhequr zyrtarisht nga Bashkimi Evropian më 29 mars, me vullnetin e qytetarëve që e shprehën atë në një referendum.

Kriza u forcua më tej pasi Parlamenti hodhi poshtë propozimin e kryeministres Theresa May me BE-në me shumicë dërrmuese, transmeton KosovaPress.

Sistemi i prodhimit në fabrikën e Rolls-Roycet ka mbetur pa pjesë për më shumë se 24 orë, dhe këtë parim mund ta rrezikojë Brexiti.

Në përgatitje për tërheqjen e Britanisë nga BE-ja në fund të marsit, Rolls-Royce filloi të trajnojë furnizuesit e saj për procedurat e reja të importit, duke investuar në sisteme të reja të teknologjisë dhe duke përgatitur pjesë të caktuara në Britani të Madhe nëse pajisjet vonohen për shkak të problemeve doganore në porte.

Megjithëse prodhimet e Rolls-Roycet mund të kompromentohej për shkak të Brexitit, kompania tha se nuk e konsideronin zhvendosjen e prodhimit jashtë Britanisë.