Auto

Volkswagen prezanton Golfin e ri të frymëzuar nga modeli për gara, ky është çmimi i tij

Gjiganti gjerman i veturave, Volkswagen, zbuloi Golfin e ri GTI TCR, një version i frymëzuar nga modeli i për gara.

TCR është e vendosur në mes të Golf GTI Performance dhe Golf R, i cili vjen me motor me 2.0-litër me katër cilindra e kapacitet prej 290 kuajfuqi, ose 45 kuajfuqi më shumë se një GTI standard, dhe 10 kuajfuqi më pak se versioni R, transmeton KosovaPress.

{gallery}

Gjithashtu, TCR shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 5,6 sekonda dhe atë maksimale deri në 260 km/h.

Sa i përket çmimit, Golf GTI TCR në Gjermani do të shitet me çmim fillestar prej 38,950 euro ndërsa paketat shtesë kushtojnë 2,350 dhe 3,200 euro.