Auto

Volkswagen do të investojë 800 milionë dollarë për t’i treguar Trumpit përkushtimin ndaj SHBA-së

Volkswagen ka thënë se do të investojë 800 milionë dollarë për të krijuar veturat e reja elektrike në fabrikën e vet në Chattanooga, Tennessee të SHBA-së, gjatë një konference të bërë nga Fordi, për të treguar aleancën globale të tyre.

Prodhuesi gjerman i veturave ka treguar në panairin e veturave në Detroit, se do të shtojë 1 mijë vende të punës në fabrikën e saj në Chattanooga dhe se prodhimi i veturave elektrike atje do të fillojë në 2022-ën, transmeton Koha.net.

Shefi ekzekutiv i Volkswagenit, Herbert Diess ka thënë se kompania është duke konsideruar prodhimin e veturave luksoze Audi në Shtete e Bashkuara.

Prodhuesi gjerman i veturave ka qenë nën presion të madh nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump për të shtuar investimet në SHBA.

Investimi në Tennessee “është një sinjal për qeverinë për të treguar se ne vërtet jemi të përkushtuar për Shtetet e Bashkuara” ka thënë Diess gjatë konferencës.