Auto

Debuton zyrtarisht Volkswagen Passat i ri për tregun amerikan

Descriptive Text

Prodhuesi prestigjioz gjerman, Volkswagen, në tetor të viti të kaluar ka prezantuar Passatin e ri për tregun Kinez dhe ndërsa jemi duke pritur modelin edhe për tregun evropian, para nesh tani është Passati i ri i dedikuar për Amerikën Veriore.

Fjala është për versionin e ridizajnuar, modelin për vitin 2020 për Amerikën Veriore i cili duket se nuk vjen me platformën më të re MQB, transmeton Koha.net. Po ashtu, Passati i ri i vitit 2020 premierën botërore e mbajti në panairin e veturave NAIAS në Detroit, ndërsa në dispozicion për shitje pritet të dalë ka fundi i verës.

{gallery}

Fotografitë e para zyrtare tregojnë se Passati i ri për tregun amerikan vjen me pamjen e përparme të ndryshuar (kryesisht i frymëzuar në Jettan e re). Po ashtu, Passati i ri vjen me paketën “R-Line” e cila përfshinë mbrojtësin e përparmë me pamje agresive, pasqyrat e errët dhe dorezat e dyerve të zezë, rrotat tërheqëse dy-ngjyrëshe, mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) mbi bagazh, etj.

Ndryshime ka pësuar edhe interieri i këtij Passatit të ri, ku tani vjen me instrument-tabelën e re, sistemin e avancuar për informim dhe argëtim (infotainment), detajet me ngjyrë të zezë shkëlqyese, sistemin për frenim automatik, etj. Varësisht nga paketa, Passati i ri vjen me rrotat 17, 18 ose 19-inç.

Nën kofanon e tij, gjendet motori benzinë 2.0-litër Turbo me kapacitet prej 129 kW/176 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik prej 6 shpejtësive.