Audi Q3 RS i ri pritet të ketë mbi 400 kuajfuqi

Audi Q3 RS i ri pritet të ketë mbi 400 kuajfuqi

07 January 2019 16:17

Ndërkohë që pritej ardhja e Sportback S1/RS1, prodhuesi prestigjioz gjerman është duke u përqendruar në modelin e radhës Q3 RS për vitin 2020.

Një SQ2 u lansua vitin e kaluar në Evropë dhe foto spiunuese kanë treguar se ai do të pasohet nga SQ8 e ndjekur edhe nga një RS Q8 në pjesën e sipërme të segmentit, transmeton KosovaPress.

Divizioni më i shpejtë i njohur më parë si Quattro GmbH po punon gjithashtu për një Q3 të ri RS, i cili është spiunuar në Suedi.

Ndonëse i kamufluar, duket se modeli më i ri i Audit do të ketë një mbrojtës të përparmë shumë më agresiv me vrima të mëdha për ajër, dhe do të jetë konkurrent i Mercedes-AMG GLA 45.

Në kundërshtim me raportet origjinale që sugjerojnë se motori me pesë cilindra do të prodhonte 400 kuajfuqi, revista “Auto Bild” e Gjermanisë shkruan se vetura do të ketë motor 2.5 litra Turbo. Besohet se RS Q3 do të ketë deri në 420 kuajfuqi. Kjo nuk është aspak e habitshme duke pasur parasysh se Mercedes-AMG A45 S do të ketë motor 2.0 litra me kapacitet prej 416 kuajfuqi.

Premiera e Audi Q3 RS nuk është shpallur ende zyrtarisht, por pritet që kjo të ndodhë në mars në panairin e veturave në Gjenevë, gjë që do të thotë se RS e fuqishme do të arrijë në treg deri në fund të vitit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme