Spiunohet Audi Q4 i ri Foto: Motor1

Spiunohet Audi Q4 i ri

06 janar 2019 23:30

Audi po përpiqet të kompensojë kohën e humbur me Q8-shin e ri dhe Q4-shin e ardhshëm.

Disa publikime nga mediet këmbëngulin se do të quhet Q3 Sportback, por nuk pritet të jetë kështu.

Prodhuesi prestigjioz gjerman së fundmi ka testuar disa modele në Suedinë veriore, fotot spiunuese të të cilave zbulojnë se mund të bëhet fjalë për modelin “Q3 Sportback”.

Megjithatë, pritet që modeli më i ri i kompanisë nga Ingolstad të jetë i bazuar në Q4 sipas një artikulli të botuar nga Audi Hungaria më 11 prill 2017 kur ata njoftuan se modeli i përmendur do të ndërtohet në fabrikën e Gyorit.

Audi është në kërkim të modelit konkurrues në treg ndaj rivalëve BMW X2, gjeneratës së ardhshme Mercedes GLA dhe Range Rover Evoque të fundit.

Audi Q4 do të trashëgojë çdo gjë nga modeli standard Q3 që do të thotë se do të ketë një shumëllojshmëri motorësh me tre dhe katër cilindra për versionet më të vogla, plus versionin RS Q4 me pesë cilindra me rreth 400 kuajfuqi, transmeton KosovaPress.

Të rejat mbi performancën e këtij modeli të ri pritet të publikohen gjatë këtij viti nga kompania, kur edhe do të mbajë premierën botërore.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme