Auto

Kështu mund të duket Bugatti SUV i ri

Edhe pse shumë do të thonë se një SUV i Bugattit është gjëja e fundit që nevojitet për industrinë e automobilave të sotëm, popullariteti në rritje i këtij segmenti të automobilave e bën të drejtën që udhëheqësit e kompanisë të konsiderojnë një model të tillë.

Ideja e një modeli tjetër të Bugattit - përveç me dy ulëse hipersportive - ka ekzistuar për më shumë se një dekadë dhe fabrika ka ardhur më afër realizimit të saj në vitin 2009 kur prezantohet koncepti luksoz 16C Galibier në version Sedan.

Edhe pse shefat e Bugattit kanë mohuar thashethemet në vitet e fundit se po shqyrtojnë modelin e dytë, Stefan Vinkelman, drejtor i kompanisë në shtator tha se ata janë gati të prodhojnë më shumë se një model, duke mos llogaritur versionin e fundit të lëshuar të Chironit - Bugatti Divo prej 5 milionë eurosh, transmeton KosovaPress.

Modeli i ri nuk pritet së shpejti, pasi kompania mëmë Volkswagen ende nuk e ka miratuar një investim kaq të madh.

Prioritetet e grupit të tanishëm Volkswagen janë zhvillimi i automjeteve elektrike dhe sistemeve autonome të vozitjes. Pasi modeli i ri i Bugattit vjen në agjendë, nuk është si një limuzinë luksoze, si koncepti i Galibier 2009, por një SUV.

Trendi lëvizës në industrinë e automobilave tregojnë se blerësit janë më të interesuar në sportet ekskluzive të SUV me simbol Bugatti. Kjo ilustrohet më së miri nga modelet luksoze të SUV si Bentley Bentayga, Rolls-Royce Cullinan, Lamborghini Urus ose Ferrari Purosangue.

SUV-i i ri i Bugattit bazohet në stil në Chiron, me një grilë të njohur radiatorësh dhe drita të ngushta me shumë segmente.