e.Go Life, vetura gjermane elektrike e dedikuar për qytet

e.Go Life, vetura gjermane elektrike e dedikuar për qytet

23 dhjetor 2018 12:16

Një nga pengesat më të mëdha kur është fjala për përdorimin e veturave me energji elektrike është çmimi i tyre shumë i lartë në krahasim me modelet e ngjashme me motorët me benzinë ​​dhe naftë.

Kompania gjermane “e.Go Mobile” ka ardhur më afër zgjidhjes së këtij problemi, dhe përgjigjja thotë të jetë modeli “Life”.

Kjo veturë elektrike është e destinuar kryesisht për vozitje urbane ose në rrugë të shkurtra, meqë autonomia e saj është nga 121 në 184 kilometra, varësisht nga madhësia e baterisë së integruar.

Prej baterisë varet edhe çmimi i modelit. Çmimi prej 15,900 euro është modeli më i lirë me një bateri me një kapacitet prej 14.9 kWh, pastaj 17,400 euro për versionin me 17.9 kWh, deri në 19.900 euro, çmimi më i shtrenjtë. Bëhet fjalë për “e.Go Life”, e cila ka një bateri prej 23.9 kWh.

Modeli bazë me një bateri të plotë pa ndërprerje mund të shkojë 121 km, e matur nga “NEDC”, versioni standard me 17.9 kWh, ka një gamë të lëvizjes deri në 142 km, ndërsa bateria më e madhe në bazë të teorisë mund të shkojë deri në 184 km.

Kompania “e.Go Mobile” ka publikuar vlerësime realiste për ngasjen në trafikun e qytetit, ku rezultatet janë pak më modeste dhe në varësi të baterisë nga 104 deri 124 km, dhe 158 km në versionin me bateri prej 23.9 kWh.

Modeli me bateri më të vogël, “Life 20”, ka motor me 20kW/27 kuajfuqi, versioni i mesëm “Lifea 40” posedon bateri elektrike GE prej 40 kW/54 kuajfuqi, dhe modeli më i shtrenjtë “Life 60” është me kapacitet prej 60 kW/82 kuajfuqi.

Shpejtësia maksimale varet nga energjia elektrike, nga 116 km/h, modelet më të dobëta deri 130 km/h, dhe versioni më i fuqishëm deri në 152 km/h.

Starti nga 0 në 50 km/h në një sekuencë rruge është: 7.7 sekonda, 4.7 sekonda dhe 3.4 sekonda.

Përndryshe, “e.Go Mobile” është themeluar nga profesori Günther Schuh, një njeri i cila ka shitur më së shumti motoçikleta elektrike në Evropë, modelin “Street Scooter”, i cili në një fazë të hershme të projektit është shitur për Postën e Gjermanisë.

Është ky transaksion që ia ka mundësuar të fillojë një projekt të ri - “e.Go Mobile”, duke përdorur kompaninë “ZF Friedrichshafen”.

Nga kompania “e.Go Mobile” thonë se tashmë kanë marrë vendimin për modelin “Life” dhe prodhimi i kësaj veture të vogël elektrike do të fillojë në mars të 2019-ës, në fabrikën në Aachen./albinfo

Komentet

Shto koment

Të ngjashme