Auto

Vulcanus, minibusi super-luksoz i Mercedesit

Descriptive Text

Disa ndryshime në eksterier dhe shumë ndryshime në interier e kanë transformuar këtë V-Class të Mercedesit në një minibus super-luksoz, të gjitha këto falë kompanisë së njohur italiane - Italdesign.

Pas bashkëpunimi me Nissanin në modelin shumë të shtrenjtë GT-R50, Italdesign i është bashkuar kompanisë kineze Xingchi Automobiles, e cila është e specializuar për modifikimin e minibusëve të Mercedesit dhe Volkswagenit, dhe së bashku kanë krijuar një version të veçantë e luksoz të këtij modeli nga V-Class, transmeton Koha.net. Ky V-Class i ri mban etiketën V260 dhe emrin “Vulcanus”.

Vulcanus, vizualisht dallon nga V-Class standard falë grafikave në karrocerinë e tij dhe disa detajeve nga kromi. Në pjesën e përparme janë të vendosur dritat LED në formë trekëndëshi, ndërsa maska e përparme e famshme e Mercedesit te ky model ka më shumë detaje nga kromi, shkruan motor1.

{gallery}

Hapja e dyerve në mënyrë rrëshqitëse dhe elektrike zbulon interierin e këtij V-Class ku edhe janë bërë më shumë ndryshime. Interieri është plotësisht i modifikuar, i përbërë nga lëkurë cilësore dhe e dekoruar në disa pjesë me dru. Po ashtu, në interierin e Vulcanusit ka edhe perde për të gjitha dritaret anësore, një mori teknologjish përfshirë sensorin për gjurmë të gishtave, ekranet e mëdha e të ngjashme.

Gjithashtu, është i vendosur edhe një xham ndërmjet pjesës së përparme dhe të pasme në interier në mënyrë që të garantojë privatësinë e pasagjerëve të cilët kryejnë biseda të rëndësishme ndërsa janë të ulur në ulëset e rehatshme, përcjell Koha.net. Duhet theksuar se ulëset ofrojnë shumë mundësi për përshtatje dhe pranë kanë një ekran të ndjeshëm në prekje përmes të cilit mund të kontrollojnë sistemet e ndryshme të këtij V-Classit.

Mercedes V-Class kryesisht është zhvilluar për qëllime biznesi, por mund të përdoret edhe nga familjet.