Auto

Fordi do të tërheqë 874 mijë vetura nga tregu në Amerikën Veriore

Ford Motor Co (F.N) ka konfirmuar sot se nga tregu i Amerikës Veriore po tërheq 874,000 vetura.

Kjo për shkak të rrezikut nga zjarri që mund të krijohet nga bllokimi i sistemit të ngrohjes së motorit, transmeton Koha.net shkrimin e Reuters.

Kompania më e madhe e automobilave në SHBA thotë se tërheqja e veturave përfshinë ato të vitit 2015-2019 Ford F-150, si dhe ato të vitit 2017-2019 që përfshijnë modelet Ford F-250 Super Duty, F-350 Super Duty, F-450 Super Duty, dhe F-550 Super Duty.

Fordi bën të ditur se uji dhe kontaminuesit mund të futen në kabllon e bllokut të sistemit të ngrohjes, duke krijuar korrozion dhe dëmtime të tjera, e potencialisht edhe zjarrin.

Deri më tani tre raste me probleme të tilla janë raportuar në Kanada.

410 mijë vetura do të tërhiqen nga SHBA-ja dhe rreth 464 mijë nga Kanadaja.

Tërheqja nis në fillim të muajit të ardhshëm.