Auto

Pekini pezullon për tre muaj taksat doganore për makinat amerikane

Pekin, 14 dhjetor– Kina do të pezullojë më 1 janar, për tre muaj, taksat doganore të vendosura ndaj veturave dhe pjesëve të këmbimit për automjete që importohen nga SHBA-ja, në kuadër të armëpushimit tregtar të vendosur nga dy vendet, njoftoi sot qeveria kineze.

Pekini këtë verë i kishte rritur të drejtat doganore nga 10 në 35%, si reprezalje ndaj rritjes së taksave doganore të dekretuara nga Uashingtoni kundrejt produkteve kineze të importuara në SHBA.

“Pezullimi i të drejtave doganore është një masë konkrete për të aplikuar konsensusin e arritur nga dy krerët e shteteve”, njoftoi në një komunikatë Këshilli i Punëve të Shtetit, kabineti ministror kinez.