Auto

Mercedes-AMG C63 S në version kabiro me 700 kuajfuqi

Kompania e njohur gjermane, Vath, ka modifikuar edhe modelin Mercedes-AMG C63 S në version kabrio, për të cilin, përveç modifikimit të eksterierit dhe amortizatorëve, ofron edhe paketën për përforcimin e motorit të tij V8.

Paketa në fjalë, motorin 4.0-litër Twin-Turbo V8 e përforcoi në 700 kuajfuqi dhe tani ky AMG C63 S shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,3 sekonda ndërsa atë maksimale në 340 km/h, transmeton Koha.net.

{gallery}

Gjithashtu, Vath, për këtë Mercedes-AMG C63 S ka zgjedhur edhe amortizatorët e modifikuar (vetura tani është më e ulët për 40mm), rrotat prej 20-inç, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, pedalet e reja nga alumini, etj.