Volkswagen Jetta nga “Fast & Furious” përsëri në ankand, por me çmim më të lartë

Volkswagen Jetta nga “Fast & Furious” përsëri në ankand, por me çmim më të lartë

10 December 2018 14:16

Volkswagen Jetta, model i famshëm nga filmi i parë i franshizës “Fast & Furious”, pas tre vjetësh përsëri është në dispozicion për blerje.

Herën e fundit Jetta u pa në vitin 2016 kur një blerës anonim pagoi 42,000 dollarë në ankand.

Tani ofrohet përsëri për një ofertë, dhe çmimi fillestar është gati tre herë më i lartë, 99,900 dollarë, transmeton ksp.

Jetta është një nga modelet legjendare të kësaj franshize të famshme, e cila ka motor standard 2.0-litër Turbo dhe marshin automatik me katër shpejtësi.

Pavarësisht pamjes, Jetta nuk është një veturë që përshpejton më pak se dhjetë sekonda, por është një dëshmitar i epokës së artë të skenës së veturave të modifikuara dhe është e pajisur me timonin Sparco me butona NOS, ka ulëse garash, audio-sistemin “Alpine” dhe pajisje të tjera.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme