Auto

Lotus së shpejti sjell hiper-veturën e re elektrike me 1000 kuajfuqi

Prodhuesi britanik i veturave sportive në Kinë, Lotus, po punon fshehurazi në zhvillimin e një hiper-veture elektrike.

Sipas Autocar, projekti me emrin kodues “Omega” është në zhvillim dhe Lotus mund ta paraqesë konceptin në fillim të vitit të ardhshëm.

Spekulohet se Lotus Omega do të zhvillojë më shumë se 1.000 kuajfuqi me autonomi prej rreth 400 kilometra mes dy mbushjeve, transmeton ksp.

Natyrisht, Omega do të ketë një gjeneratë të re baterish me densitet të përmirësuar në mënyrë që pesha të mos ndikojë në performancën e veturës, e cila gjithmonë ka qenë markë tregtare e Lotusit.

Nëse këto raportime dalin të sakta, Omega mund të quhet lirisht Lotusi më i fuqishëm i të gjitha kohërave dhe të garojë me hiper-veturat e Bugattit, Koenigseggut dhe, natyrisht, Rimasit. Po ashtu, sa i përket çmimit, spekulohet se do të kushtojë rreth 2.5 milionë dollarë.