“Nissan” do të tërheqë rreth 150 mijë vetura për shkak të problemeve

“Nissan” do të tërheqë rreth 150 mijë vetura për shkak të problemeve

07 dhjetor 2018 17:29

Prodhuesi japonez i automjeteve “Nissan”, i prekur muajt e fundit nga një skandal që lidhet me inspektimin e automjeteve të tij në Japoni, njoftoi të premten se ka zbuluar probleme dhe se do të tërheqë automjetet e prekura, rreth 150 mijë sosh.

Kjo shifër i shtohet 1,15 milionë automjeteve të thërritura që prej zbulimit në vjeshtë 2017 të praktikave të gabuara të kontrollit në uzinat japoneze.

“Këto thërritje, që do të zyrtarizohen më 13 dhjetor, prekin vetëm Japoninë”, theksoi “Nissan” në një komunikatë, përcjell ATA.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme