Auto

Kështu mund të duket versioni “Pick-up” i BMW X5

Descriptive Text

Mercedesi më parë pati njoftuar se do të zgjerojë ofertën e saj me modele të reja në version Pick-up (të cilat do t’i zhvillojë në bashkëpunim me Renault dhe Nissan), por mbetet të shihet nëse diçka të tillë do të ofrojë edhe kompania prestigjioze BMW.

Ndërkohë, një dizajner i pavarur ka publikuar një fotografi përmes të cilës ka shpalosur idenë e tij se si mund të duket modeli X5 i BWM-së në version Pick-up, transmeton Koha.net. Një model i tillë, në të vërtetë do të ngjallte vëmendje më të madhe në Amerikë, ku edhe mund të prodhohet (në fabrikën Spartanburg).

Në maj të vitit të kaluar ishte raportuar se BMW nuk do të ofrojë modelet Pick-up sepse versionet e tilla nuk përshtatet me imazhin e markës së tyre.

Në këtë rast, Hendrik von Kuenheim, kreu i BMW Group në Azi, Paqësor dhe Afrikën e Jugut, ka thënë se një model i tillë nuk përshtatet me gjenet dhe kulturën e tyre. Megjithatë, ai ka pranuar se ekziston potencial i madh në këtë segment dhe theksoi se BMW nuk është gati për ndryshim nga statusi i prodhuesit të veturave normale në prodhues masiv të veturave në version Pick-up.