Auto

Kompania Techrules prezanton superveturën me turbinë elektrike

Kompania e re kineze Techrules po shpreson të befasojë adhuruesit e veturave në Geneva Motor Show, duke prezantuar veturën me turbinë elektrike.

Koncepti Techrules AT96 u prezantua vitin e kaluar, ndërsa sivjet kinezët kanë njoftuar se rivali i Bugattit do të prodhohet me 1030 kuajfuqi.

Në fotografitë e publikuara shihet se vetura do të ketë dizajn të ngjashëm me “Batmobile” dhe timoni do të jetë në qendër të veturës, e cila do të ketë drita LED dhe kamera të integruara.

Sipas detajeve të para, vetura do të ketë një mikro-turbinë për të gjeneruar elektricitetin që mbush një bateri. Koncepti mund të arrijë deri në 100 kuajfuqi me motorët elektrik.