Auto

Lamborghini Huracan i veçantë vjen me pamje të re

Descriptive Text

Kompania italiane e njohur e super-veturave, Lamborghini, para tre vjetëve ka prezantuar modelin e veçantë Huracan Avio, seria e të cilit është e kufizuar në vetëm 250 njësi, ndërsa tani me të është marrë kompania që modifikon vetura, Luethen Motorsport.

Luethen Motorsport nuk ka prekur motorin e tij 5.2-litër V10 me kapacitet prej 610 kuajfuqi, i cili shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,2 sekonda, transmeton Koha.net. Kjo kompani, në fakt, është marrë me aerodinamikën e Huracan Avio.

{gallery}

Paketa e Luethenit për aerodinamikën e këtij Huracan Avio, ndër të tjera, përfshinë spoiler të ri të përparmë, pragjet e reja dhe spoiler të ri të pasmë, rrotat “Roc Schmiederader FL.10” prej 20 dhe 21-inç, si dhe ngjyrë të veçantë për eksterier dhe etiketën “L63” në dyert (“L” nënkupton emrin e kompanisë dhe “63” vjetët e themelimit të kësaj kompanie).