Honda do të heq motorët e saj me naftë në Evropë

Honda do të heq motorët e saj me naftë në Evropë

29 November 2018 14:39

Prodhuesi japonez planifikon tërheqjen e plotë të motorëve me naftë nga automjetet e tij në tregun evropian dhe t'i zëvendësojë me motor hibrid dhe elektrik.

Në Hondë dëshirojnë që deri në vitin  2025, dy të tretat e makinave në Evropë të jenë modele hibride ose elektrike. Para kësaj, qëllimi është largimi i plotë i  motorëve me naftë nga furnizimi, dhe afati i fundit për këtë është në 2021, transmeton KosovaPress.

"Çdo model tjetër Honda që arrin në Evropë nuk do të ketë një version të naftës", konfirmon David Hodges, drejtori i Hondës në Britani të Madhe, i cili është tregu i vetëm më i madh për makinat e Hondës në kontinentin e vjetër.

Modeli i parë i Hondës që vjen në Evropë pa motor me naftë është CR-V i ri, i cili do të shitet vetëm me motor benzinë turbo me 1.5 litra dhe motor hibrid.

Versioni hibrid është i pajisur me teknologjinë inteligjente Multi-Mode Drive që zgjedh automatikisht mënyrën optimale të drejtimit të automjetit për të arritur efikasitetin më të lartë të mundshëm.

Honda pret që gjysma e shitjeve të saj vjetore në Evropë, nga 60 mijë kopje të planifikuar të modelit CR-V, të jetë një version hibrid. Ndryshe, Honda do të nisë në vitin 2019 veturën e parë plotësisht elektrike në Evropë, bazuar në konceptin Urban EV nga 2017.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme