Auto

Si do të duket Seat Leon i ri

Modeli më i ri Seat Leon do të debutojë në panairin e veturave në Gjenevë në mars të vitit 2019 dhe tashmë kanë dalë detajet e para të këtij automjeti.

Modeli testues u kap kohët e fundit i kamufluar dhe tabloidi britanik, Motor1, u përpoq të tregonte se çfarë qëndron pas maskës.

Leoni aktual u shfaq në vitin 2012 si një nga modelet e para të grupit Volkswagen dhe është i bazuar në platformën mekanike MQB, transmeton ksp. Cikli i prodhimit të këtij modeli po afron fundin e tij dhe pasardhësi arrin në 2019-ën.

{gallery}

Gjenerata e katërt do të sjellë një risi në karroceri - do të ketë një version me tri dyer, kështu që konsumatorët do të kenë vetëm një version të Hatchbackut përveç versionit karavan me pesë dyer.

Një tjetër risi në lidhje me modelin aktual do të jetë futja e një motori hibrid plug-in. Seat Leon me këtë sistem të lëvizjes do të jetë në gjendje të kalojë deri në 50 kilometra vetëm me një mbushje të baterisë.