Auto

SUV-i i ri i vogël i Skodës ndoshta do të quhet Kosmiq

Descriptive Text

Skoda në vitet e fundit ka pasuruar gamën SUV me dy modele të reja - në tregun evropian mbërriti Karoq kompakt dhe Kodiaq më i madh, i cili është gjithashtu në dispozicion në një version me 7 ulëse.

Nga ana tjetër, kinezët gjithashtu morën para kësaj edhe Coupe-Crossoverin Kodiaq GT, si dhe modelin Kamiq, për një numër më të vogël se Skoda Karoq. Ndërsa Kamiq nuk është destinuar për konsumatorët në Evropë, Skoda për kontinentin e vjetër po përgatit një tjetër SUV nënkompakt.

Nëse informacioni që vjen nga portali çek ‘AutoCZ’ është i saktë, SUV-i më i vogël evropian në rangun e Skodës do të quhet Kosmiq.

Ky SUV i ri i vogël ndan platformën mekanike dhe motorizimin me modele simotra Volkswagen T-Cross dhe Seat Aaronin, dhe do të bazohet në konceptin e Vizioni X, i cili u paraqit këtë vit në panairin e veturave në Gjenevë.

Kur të paraqitet në treg vitin e ardhshëm, Kosmiq do të jetë në konkurrencë me modele të tilla si Peugeot 2008, Renault Captur, Hyundai Kona dhe shumë të tjerë, dhe AutoCZ pretendon se ky SUV i vogël do të jetë në dispozicion me sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e përparme, siç është rasti me modelet Volkswagen T-Cross dhe Seat Aron.

Para lansimit të modelit Kosmiq, Skoda pret premierën e versionit Hatchback kompakt - Scala, e cila do të mbahet më 6 dhjetor në Tel Aviv, Izrael.