Auto

Standardet e reja mjedisore evropiane goditin Bentleyn

Kryeshefi ekzekutiv i Bentleyt, Adrian Holmark, pranon se standardet e reja mjedisore evropiane (WLTP) goditën rëndë prodhuesin britanik.

Holmark pranoi se Bentley reagoi shumë ngadalë ndaj situatës dhe shtrirjes së standardeve me protokollin WLTP që hyri në fuqi më 1 shtator.

Sipas analizës së revistës Automotive, Bentley pësoi një humbje prej 155 milionë dollarësh në nëntë muajt e parë të këtij viti, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ajo regjistroi fitim, transmeton ksp.

Shitjet ranë me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, me 6.643 njësi bazuar në të dhënat e kompanisë.

Reagimi i ngadalshëm i Bentleyt për t’u përshtatur me protokollin WLTP shtyu nisjen e versionit hibrid Bentayga, kështu që u zgjodh një fokus në modelet më popullore. Versioni hibrid i SUV-it të parë Bentley arrin në mars.