Auto

Zbulohet super vetura Lamborghini SC18

Divizioni garues i Lamborghinit, Squadra Corse, ka zhvilluar një super veturë të re të quajtur Lamborghini SC18.

SC18 është i bazuar në Aventador SVJ e ri, duke përdorur të njëjtën shasi nga fibrat e karbonit si dhe motorin 6.5 litërsh V12 me 759 kuajfuqi.

Fuqia e motorit dërgohet në të gjitha rrotat e kësaj veture si dhe ka 7 marshe automatike, ndërsa pritet që të ketë specifika të njëjta me Avantador SVJ, i cili nga 0 në 100 km/h e arrin për 2.8 sekonda e atë maksimale 338 km/h, transmeton koha.net.

{gallery}

Megjithatë trupi i tij, edhe pse i bazuar në Aventador SVJ, nga fibrat e karbonit është shumë më ndryshe, me një aerodinamikë shumë më të avancuar e me pamje shumë më agresive.

Rrotat e tij janë të veçanta, 20 inç ato nga para e 21 ato nga pas të zhvilluara nga Pirelli P Zero Corsa.

Ligjërisht, kjo veturë është e licencuar për rrugë normale, edhe pse sipas Squadra Corse, SC18 fillimisht është zhvilluar për të qenë veturë për pista garash.

Çmimi i tij ende nuk është zbuluar, por pritet që të jetë veturë multi-milionëshe.