Kështu do të duket Cupra Terramar Coupe-SUV e 2020-ës Foto: Auto Express

Kështu do të duket Cupra Terramar Coupe-SUV e 2020-ës

19 November 2018 14:00

Nënbrendi sportiv Cupra i Seatit po përgatit modelin e vetë të parë të pavarur.

Bëhet fjalë për modelin Terramar në version Coupe-SUV me motor benzinë 2.0-litër Turbo me dy cilindra e kapacitet prej 300 kuajfuqi, transmeton ksp. Motori i këtij modeli është i kombinuar me marshin automatik dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Gjithashtu, raportohet se me kalimin e kohës do të shfaqet edhe një version hibrid i tij.

Sipas tabloidit britanik të veturave, Auto Express, Cupra Terramar pritet të arrijë në tregun evropian në vitin 2020. Po ashtu, thuhet se një version më konvencional i këtij modeli pritet të rrijë 18-24 muaj më vonë.

Emri Terramar mbartet për nder të pistës më të vjetër spanjolle - Sitges Terramar, pista kryesore në Katalonjë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme