Auto

Së shpejti prezantohet Evoque i ri

Land Rover më 2015-ën pati njoftuar për një seri të skulpturës me tela në madhësi të automjeteve, dhe tash ka paralajmëruar edhe premierën e modelit të dytë të gjeneratës Evoque.

Maketet prej teli me madhësi natyrore ofrojnë një pasqyrë në dizajnin e veturës së ardhshme, e cila padyshim që do të jetë evolutive krahasuar me modelin aktual. Tani për tani, dihet se gjenerata e re do të bazohet në një platformë të zgjeruar mekanike të modelit ekzistues.

Pritet që Crossover i ri do të ketë distancë më të madhe mes boshteve dhe të jetë pak më i gjerë se sa tani, kështu që pasagjerët të kenë më shumë hapësirë në kabinë.

{gallery}

Evoque i ri do të ketë motorë benzinë dhe dizelë me 4 cilindra, dhe spekulohet edhe për versionin hibrid me një motor benzinë 1.5-litër me tre cilindra dhe motorin elektrik.

Evoque i parë është shitur në më shumë se 750,000 kopje që nga debutimi në vitin 2011, kështu që brezi i ardhshëm do të ketë detyrën të vazhdojë me paraardhësin e tij.

Range Rover Evoque për 2019-ën do të ketë premierë botërore më 22 nëntor në Londër, kur do të publikohen fotografitë dhe detajet teknike të këtij modeli.