Spanja planifikon ndalimin e veturave me naftë dhe benzinë

Spanja planifikon ndalimin e veturave me naftë dhe benzinë

14 November 2018 08:36

Spanja ka në plan të propozojë ndalimin e shitjeve të veturave me benzinë, naftës dhe atyre hibride, duke filluar që nga viti 2040, në një hap që i bashkon iberikët me një varg vendesh që synojnë shmangien e ndotjes së automjeteve, për të ndihmuar në reduktimin e shkarkimeve të gazrave serrë.

Plani përfshihet në një projekt-dokument për një ligj mbi ndryshimet klimatike, që qeveria e kryeministrit socialist Pedro Sanchez shpreson t’i paraqesë parlamentit deri në fund të vitit.

“Disa nga ndryshimet më të rëndësishme të nevojshme, ndikojnë në transport”, thuhet në dokument. “Nga viti 2040, regjistrimi dhe shitja në Spanjë e automjeteve të pasagjerëve dhe automjeteve të lehta komerciale që emetojnë direkt dioksid karboni, nuk do të lejohen”.

Pasi të finalizohet, ligji për ndryshimin e klimës do të kërkojë miratimin nga parlamenti, ku Sanchez kontrollon më pak se një të katërtën e vendeve.
Sanchez ka luftuar për të gjetur mbështetje për çdo propozim të madh, duke përfshirë buxhetin e vitit të ardhshëm, përballë opozitës të udhëhequr nga Partia Popullore Konservatore, e cila dominon në shtëpitë e sipërme dhe të poshtme të parlamentit.

Britania dhe Franca tashmë kanë premtuar të ndalojnë makinat e naftës dhe të benzinës nga viti 2040, që do të thotë ndryshime të mëdha për industrinë globale të makinave dhe shtrydhje të fitimeve të prodhuesve të naftës.

Disa politikanë britanikë kanë thënë se Londra duhet të miratojë ndalimin më herët sesa në vitin 2032, një afat ambicioz i miratuar tashmë nga Skocia, ndërsa Danimarka dëshiron të realizojë masën deri më 2030-ën.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme