Koenigsegg 2008 del në shitje për 2 milionë euro

Koenigsegg 2008 del në shitje për 2 milionë euro

13 November 2018 15:15

Një nga vetëm katër njësitë e Koenigsegg CCXR Edition është në dispozicion për blerje në Britani të Madhe me një çmim prej 2 milionë eurosh.

Hiper-makina suedeze u prezantua në garën e vitit 2008 të Gjenevës. Ashtu si versioni standard CCXR, edhe Editon V8 punon me etanol me 1.004 kuaj fuqi.

Modeli i disponueshëm për blerje është i vetmi nga katër i prodhuar me timon në anën e djathtë dhe ka 1,721 kilometra të kaluara, transmeton kp.

CCX ishte hapi i parë i suksesshëm i kompanisë drejt hyrjes në industrinë e automobilave që mori komente pozitive. Pas CCXR, Koenigsegg është bërë nga familja Agera, dhe kohët e fundit edhe hibrid Regera.

Blerja e Koenigsegg dhjetë vjet më parë ishte një rrezik i madh. Megjithatë, në ndërkohë, është provuar në klasën e prodhuesve të hiper-makinave, andaj vlera e CCXR Edition në vitet e ardhshme vetëm sa mund të rritet.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme