Fillon prodhimi i BMW Z4 të ri në Austri

Fillon prodhimi i BMW Z4 të ri në Austri

11 November 2018 22:51

​Në fabrikën e Grazit, Austri, do të prodhohet Supra e ardhshme e Toyotës të cilën e ka zhvilluar në bashkëpunim me BMW.

Gjithashtu, në këtë qytet, që nga viti 1979, prodhohet edhe klasa legjendare e Mercedesit - G. Fjala është për fabrikën Magna Steyr.

Në këtë fabrikë, po ashtu, është duke u prodhuar edhe modeli tërësisht elektrik i Jaguarit, I-Pace, si dhe Series 5 e BMW-së. Po ashtu, edhe Z4 i ri tashmë ka filluar të prodhohet në këtë fabrikë.

Magna Steyr vlerëson se 200,000 vetura do të prodhohen këtë vit.

Sipas Automotive News, kompania aktualisht po planifikon të ndërtojë një fabrikë tjetër që do të mund të vendoset në Amerikën e Veriut ose në Kinë, transmeton ksp.

BMW Z4 i ri pritet të prodhohet në tri versione. Në krye të ofertës, M40i do të vijë me motor benzinë 3.0-litër me 6 cilindra e kapacitet prej 340 kuajfuqi.

Gjithashtu, për konsumatorët në dispozicion do të jenë edhe dy versionet tjera me motor benzinë: sDrive20i me motor 2.0-litër TwinPower Turbo e 197 kuajfuqi si dhe sDrive30i po ashtu me motor 2.0-litër e kapacitet prej 258 kuajfuqi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme