Auto

Volkswagen dhe Daimler ofrojnë të riparojnë motorët dizelë, BMW refuzon

Ministri gjerman i Transportit, Andreas Shoeler, tha se kompanitë e automobilave janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 3,000 euro për riparimin e automjeteve më të vjetra që kanë motorët dizelë e që emetojnë gazra të dëmshme.

Qeveria gjermane ka vendosur prej kohësh presion mbi kompanitë e automobilave për të kryer modifikimet në automjetet e vjetra me naftë, në një përpjekje për të qetësuar shoferët e zemëruar për shkak të numrit në rritje të ndalimit të motorëve dizelë në shumicën e qyteteve.

“Plani i Dieselit”, i nisur në fillim të tetorit, parashikon “premitë për shkëmbimin” e veturave të vjetra dhe përshtatjen e automjetit me standarde të reja teknike, për shembull duke shtuar filtra të grimcave. Megjithatë, qeveria po lufton me prodhuesit për të paguar për këtë përmirësim teknik.

“Pavarësisht nga mungesa e vullnetit, Volkswageni dhe Daimleri kanë rënë dakord për të mbështetur me 3,000 euro koston e përgjithshme të modifikimeve, por vetëm për automjete në një numër të vogël të qyteteve, veçanërisht ato të ndotura”, tha Schoeler. BMW vazhdon të refuzojë të kontribuojë financiarisht në korrigjime përpara vitit 2020.

Të gjithë prodhuesit konsiderojnë se “premitë për shkëmbimin” e veturave të vjetra për të reja, do të pastrojnë ajrin në mënyrë efikase, ndërsa ministri Schoeler paralajmëroi se zgjidhjet teknike për përshtatjen e automjeteve të vjetra “për fat të keq, nuk do të jenë shpejtë në dispozicion në treg”.