Volkswagen së shpejti me model të ri, 12,000 dollarë më të lirë se Tesla Model 3

Volkswagen së shpejti me model të ri, 12,000 dollarë më të lirë se Tesla Model 3

10 November 2018 16:17

Gjiganti gjerman i veturave, Volkswagen, njoftoi sot se do të sjellë një model elektrik 23,000 dollarësh që do të konkurronte me Tesla Model 3 por për 12,000 dollarë më pak.

Tre fabrika të kompanisë do të konvertohen në fabrika të prodhimit të veturave elektrike me një objektiv prej 200,000 modelesh në vit.

Këto modele do të bazohen në platformën MEB (Modular Electric Drive) e cila po shfrytëzohet edhe nga familja I.D.

Me këtë platformë kompania shpreson të shesë 10 milion vetura deri në fund të vitit.

Vetura e parë I.D. do të dalë në shitje në 2020-ën.

Sipas Reuters, Volkswagen gjithashtu ka bashkëpunuar me një kompani koreane për prodhimin e baterive, SK Innovation, dhe me gjigantin amerikan Ford.

Pas publikimit të skandalit DieselGate, Volkswagen është vënë nën presion nga Bashkimi Evropian dhe qeveria gjermane për të kompensuar dëmin e shkaktuar./pcworldalbanian

Komentet

Shto koment

Të ngjashme