Auto

Volkswagen California me edicion special për të festuar 30 vjetorin

Descriptive Text

Ky është Volkswageni ikonik për kamping i quajtur California, i cili feston 30 vjetorin me një model super special.

I quajtur 30 Years (30vite) do të jetë California më ekskluziv që është prodhuar ndonjëherë, e vetëm 999 të tillë do të prodhohen në të gjithë botën, transmeton koha.net.

Nga jashtë ka dritat LED, sensor për parking nga para e pas ndërsa mund të zgjidhet ngjyra e tavanit e e pasqyrave të gjelbër apo argjend.

{gallery}

Nga brenda “30 years” ka ulëset me ngrohje, sistem të navigacionit e argëtimit ‘Discover Media Navigation Pro’ me Apple CarPlay e Android Auto’ si standard.

Volkswagen California 30 Years ka motorin 2.0 litërsh turbo me naftë me 2 opsione të kuajfuqive për tu zgjedhur, njëri me 148 e tjetri 196 kuajfuqi.

Që të dy opsionet kanë marshet automatike me shtatë shpejtësi.

California 30 years vjen me çmim fillestar prej 73 mijë euro për modelin me 148 kuajfuqi ndërsa ai me 196 kuajfuqi për 3 mijë euro më shumë, ndërsa ai me të gjitha opsionet ekstra kushton 81 mijë euro.