Auto

Volkswagen Golf R i ri i gatshëm për gara, vjen më i fuqishëm se kurrë më parë

Ashtu siç është paralajmëruar edhe më herët, kompania APR, e cila është e specializuar për modifikimin e veturave të Volkswagenit, ka përgatitur modelin për gara Golf R RLMS për panairin SEMA.

Fjala është për modelin e veçantë Golf R, Hatchbackun e fuqishëm me etiketën RLMS i cili është i gatshëm për pista, transmeton Koha.net. Ai vjen me motor 2.0-litër me katër cilindra e Turbo-mbushës dhe me kapacitet prej 536 kuajfuqi. Po ashtu, ky Golf R është i avancuar fuqishëm me 3+ Turbo-mbushësit e APR-së dhe vjen me paketën e re për zgjerimin e aerodinamikës.

{gallery}

APR këtë model të ri garash, Golf R RLMS, e ka përgatitur fuqishëm për pista duke e pajisur atë me ulëset sportive me rripat e sigurimit OMP dhe duke i afruar atij më shumë siguri.

Në anën tjetër, Golf R aktual është duke dalë në pension ndërsa gjenerata e re tashmë është në fazën e zhvillimit. Ajo do të përdorë motorin 2.0-litër Turbo me katër cilindra, por në kombinim me teknologjinë 48-voltëshe. Kapaciteti i këtij motori pritet të jetë prej 400 kuajfuqish dhe do të jetë i kombinuar me marshin automatik me 7 shpejtësi, si dhe do të vijë me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Gjithashtu, gjenerata e re e Golf R-it pritet të vijë me pamje më agresive falë disa elementeve të bëra nga fibra të karbonit, vrimave më të mëdha për ajër si dhe katër gypave të sistemit të shkarkimit të gazrave.