Tesla Model Y do të prodhohet në Kinë

Tesla Model Y do të prodhohet në Kinë

29 October 2018 14:11

Fabrika kineze e prodhuesit amerikanë të veturave elektrike do të ketë një kapacitet vjetor prej 250.000 automjete.

Tesla do të ndërtojë një fabrikë të re të madhe në Kinë dhe planifikon të prodhojë modele bazë të këtij prodhuesi në këtë fabrikë.

Përveç modelit ekzistues 3, në fabrikën kineze do të prodhohet edhe modeli i ardhshëm Y, i cili do të zë pozicionin sipas modelit X në gamën e Teslas.

Tesla me hapjen e fabrikës në vendin më të populluar të botës llogarit në dy epërsi. E para është një pagë më e vogël për punëtorët sesa në SHBA, e cila ka efektin e zvogëlimit të kostove të prodhimit, transmeton ksp. Dhe e dyta është se kompania do të shmangë pagesën e detyrimeve doganore për veturat e shitura në Kinë, pasi ato nuk do të importohen, por do të prodhohen në nivel lokal.

Modelet 3 dhe Y u përzgjodhën për t’u prodhuar në Kinë për shkak të çmimit të ulët të shitjes në lidhje me Modelet S dhe X, si dhe për shkak të prodhimit më të lartë në krahasim me dy modelet më të shtrenjta.

Sa i përket modelit Y, shefi i kompanisë Elon Musk njoftoi më parë këtë vit se premiera e tij do të mbahet në mars të 2019-ës, ndërsa prodhimi i tij pritet të fillojë në vitin 2020.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme