Auto

Gjermanët përforcojnë F-Type SVR në 703 kuajfuqi

Descriptive Text

Kompania gjermane që merret me modifikimin e veturave, Arden, tani ofron paketën “Arden Aj 23” për modelin F-Type SVR të Jaguarit.

“Arden Aj 23” për këtë F-Type SVR përfshinë set të rrotave Sportline GT prej 21-inç me goma Continental 265/30 ZR21 dhe 295/25 ZR21, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, kjo paketë përfshinë edhe aerodinamikën nga fibra të karbonit (që përmban spoilerin e përparmë, pragjet, difuzerin e pasmë dhe spoilerin e pasmë), maskën e përparme të re, amortizatorët e modifikuar si dhe interier të modifikuar i cili vjen me lëkurë Alcantara dhe disa detaje nga alumini.

{gallery}

Arden, po ashtu, ofron edhe paketën për përforcimin e motorit 5.0-litër V8 me kompresor i cili tani është me kapacitet prej 703 kuajfuqi.