Porsche konfirmon lansimin  veturës sportive elektrike Mission E Cross Turismo

Porsche konfirmon lansimin veturës sportive elektrike Mission E Cross Turismo

19 tetor 2018 14:09

Porsche ka njoftuar se do të prodhohet një version i konceptit Mission E Cross Turismo do të prodhohet.

Ky koncept fillimisht ishte prezantuar në panairin e veturave në Gjenevë, ndërsa prototipi i tij tashmë është fotografuar gjatë testimeve.

Tani edhe vetë kompania Porsche ka konfirmuar lansimin e tij.

Mission E Cross Turismo do të lansohet për t’u shitur në 2020-ën ndërsa Porsche ka premtuar se vetura do të ketë mbi 600 kuajfuqi e do të mund të përshkojë mbi 500 kilometra rrugë me një mbushje të vetme të baterive.

I gjithi elektrik, me dizajn me të gjitha rrotat aktive, është veturë me katër dyer e me katër ulëse.

Me motorin e tij super të fuqishëm, Cross Turismo shpejtësinë nga 0 në 100km/h di ta arrijë për më pak se 3.5 sekonda, pra më shpejt se versioni sportiv i Teslas, Model X.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme