Auto

Tesla më në fund ofron veturë me çmim të lirë Model 3

Tesla më në fund është duke ofruar një version më pak të kushtueshëm të veturës së saj elektrike Model 3.

Kjo kompani ka lansuar madje edhe ka filluar të pranojë porosi për versionin “me çmim të ulët” të veturës së tyre të prodhuar në masë, ka theksuar shefi i Tesla’s, Elon Musk, transmeton koha.net.

Çmimi bazë i tij do të jetë 45 mijë dollarë, por në Kaliforni do të kushtojë 35 mijë dollarë pas zvogëlimit të taksave federale e shtetërore, ka shtuar Musk.

Tesla pritet të dorëzojë porositë pas katërmuajsh, ka shtuar një zyrtar nga kjo kompani.

Versioni i ri me aftësi të ‘mesatare’ i Model 3, ka një motor të vetëm si dhe rrotat e pasme aktive ndërsa bateri të cilat me një mbushje të vetme do të mund të përshkojnë rreth 400 kilometra rrugë me një mbushje të vetme.

E që është ndryshim nga modeli standard që ka të gjitha rrotat aktive e dy motorë si dhe bateri me të cilat mund të përshkohen 500 kilometra rrugë me një mbushje të vetme, transmeton koha.net.

Tesla Model 3 me të gjitha opsionet mund të shkoj mbi 64 mijë dollarë, e që krahasuar me modelin e tanishëm me aftësi ‘mesatare’ e që kushton prej 35 mijë dollarësh ka një zbritje të madhe të çmimit por edhe të disa performancave.

{gallery}