Auto

Bota ka hyrë në epokën e SUV-it

Nuk ka më asnjë dyshim që moda e kohëve të sotme, për gjithë prodhuesit e veturave luksoze, është automobili me trup të ngritur - SUV.

Pothuajse çdo markë super-makinash po e prodhon nga një version të tillë, shkruan tch.

Të fundit që kishin mbetur pa e përmendur si plan në 2018 ishin Bugatti e Ferrari. Por tashmë dihet prej muajsh që edhe Ferrari e ka në plan diçka të tillë, Ferrari Purosangue. Tani po planifikon ta bëjë edhe Bugatti. Sipas Bugattit, SUV do të bazohet në format e Chironit e mund të jetë gati në 2020.

Veturat luksoze tani do të bëjnë më shumë gjëra se thjesht të ecin me shpejtësi të lartë.

Image
Ferrari Purosangue
 
Image
Porsche Macan
Image
Maseratti Levante S
 
Image
Lamburghini Urus