Auto

Skoda prezanton X SUV-in në Gjenevë

Prodhuesi çek i veturave, Skoda, njoftoi se versioni i konceptit X SUV do të paraqitet në panairin e veturave që mbahet vitin e ardhshëm në Gjenevë.

Bëhet fjalë për një model SUV motër të Seat Aaronit dhe Volkswagen T-Crossit të ardhshëm, në të ashtuquajturin segmentin “B-crossover”, ku aktualisht nuk ka konkurrencë të madhe në tregun evropian, transmeton KP.

Në këtë kategori të veturave mund të gjenden, ndër të tjera, Renault Captur, Peugeot 2008 Opel Mokka X / X Crossland, Seat Aaron, Fiat 500x, Mazda 3, Nissan Juke dhe të tjerët.

Modeli më i vogël, ende i paemërtuar Skoda SUV përdor platformën MQB mekanike A0 të Volkswagenit.

Oferta e motorit do të jetë e ngjashme me ato të grupit VW, dhe në mesin e tyre do të jetë motori TSI me 1.0 litër që tashmë përdoret në modelet Fabia dhe Octavia. Kjo njësi është në dispozicion në dy versione, me 95 kuajfuqi dhe 115 kuajfuqi. Në krye të ofertës do të jetë një motor me benzinë turbo 1.5 litra me 150 kuajfuqi.

Opsionet e naftës do të përfshijnë një motor 1.6-litërsh TDI. Skoda, për të zvogëluar kostot e prodhimit, pritet të ofrojë veturën e re më të vogël në versionin e veturës së përparme.