Auto

Makina më e shpejtë në botë arrin shpejtësinë prej 809 km/h

Makina me rrota e quajtur Turbinator II ka thyer barrierën botërore prej 800 kilometra në orë duke arritur 809 km/h në Bonneville.

Në botën e garave, pavarësisht nëse është garë profesionale apo amatore në mendjen e lojtarëve gjithmonë është fitorja, transmeton koha.net.

Pavarësisht se sa të shpejtë jeni, gjithmonë do të jetë dikush edhe më i shpejtë. Por kjo bie poshtë nëse jeni në ekipin e Team Vesco, të cilët me shoferin Dave Spangler kanë arritur shpejtësinë më të madhe në botë të arritur ndonjëherë me makinë me rrota.

Ata në garën World Speed Finals në Bonneville me makinën Turbinator II kanë arritur shpejtësinë prej 809 kilometra në orë. Edhe pse kjo është shpejtësia më e lartë e arritur në botë, ajo nuk do të regjistrohet në librin e rekordeve, pasi për t’u njohur si rekord duhet të mbahet ajo shpejtësi për më së paku 1 minutë.

{gallery}