Auto

Renault në përgatitje të modelit të ri Clio

Fotografitë spiunuese zbulojnë se prodhuesi francez po punon në modelin e ri i cili do të jetë konkurrent i Ford Fiesta Active.

Renault me të madhe po përgatit gjeneratën e pestë të modelit Clio dhe fotografitë më të reja të paparacëve tregojnë se përveç versionit standard është duke u punuar edhe në variantin Cross, transmeton ksp.

Modeli testues tash për tash është i mbuluar me foli maskuese dhe nuk dihet nëse Renault pas emrit Clio do të shtojë edhe ndonjë shenjë sikurse Fiesta Active, ose vetura do të ketë emër krejtësisht të ri.

{gallery}

Cross Clio në gamën e prodhuesit francez do të marrë pozitën ndërmjet versionit standard dhe Crossoverit Captur.

Automobili do të ndajë motorin me Clion e zakonshme benzinë 1.0 litra Turbo, ndërsa në opsion do të jetë edhe motori benzinë 1.3 litra i zhvilluar në bashkëpunim me Mercedesin. Pritet që premiera e modelit të ri të jetë vitin e ardhshëm.