Ferrari prezanton veturën më të fuqishme

Ferrari prezanton veturën më të fuqishme

19 shtator 2018 13:07

Ferrari ka prezantuar atë që e quan veturën më të fuqishme që ka prodhuar ndonjëherë.

Vetura e re quhet Monza dhe ka një dizajn ekstrem, i cili është i frymëzuar nga forma e veturave të garave në vitet ’50.

Ferrari Monza do të jetë në dispozicion me një ose dy ulëse, shkruan tch. Gjithashtu, nuk do të ketë “çati”, në mënyrë që klienti të ketë ndjesinë sikur është brenda një veture Formule 1.

Prodhuesi i famshëm italian ka njoftuar se do të prodhohen 500 njësi nga ky model dhe çdo Monza do të kushtojë rreth 1.3 milionë euro.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme