Auto

Nissan Qashqai me motor dizel më të fuqishëm

Descriptive Text

Prodhuesi japonez do t’iu ofrojë blerësve në Evropë modelin Qashqai me motor të avancuar dizel 1.5-litërsh.

Sipas Nissan, 90% e komponentëve në këtë motor janë modifikuar dhe është përforcuar edhe me pesë kuajfuqi shtesë, transmeton ksp. Në këtë mënyrë, ky motor tash ofron 115 kuajfuqi.

Qashqai me motorin e avancuar dizel shpenzon mesatarisht 3,8-litra në 100 kilometra, varësisht nga dimensioni i gomave të montuara dhe emeton 100 gramë CO2 për kilometër.

Nissan ka pajisur motorin me teknologjinë më të re, e cila mundëson zvogëlimin shtesë të emetimit të dyoksidit të azotit dhe ky motor përmbush standardin më të ri ekologjik Euro 6d-Temp.