Fordi përditëson modelin S-Max

Fordi përditëson modelin S-Max

16 shtator 2018 19:05

Modeli i Fordit S-Max ka një motor dizel të përmirësuar 2.0-litra EcoBlue që vjen në variantet e 120, 150, 190 dhe Bi-Turbo më të fortë të 240 kuajfuqi.

Gjithashtu, me këtë version, Fordi ka përmirësuar transmetimin automatik me tetë shpejtësi, ndërsa si opsion mbetet edhe manuali me gjashtë shpejtësi, transmeton KP.

Shfrytëzuesit e S-Max mund të zgjedhin midis versioneve që tërheqin me rrota të përparme ose me katër rrotat.

Sa i përket aksesorëve, një kontroll i përshtatshëm i sistemit start/go është në dispozicion në kombinim me transmetimin automatik.

Zbulimi i këndit të vdekur është përmirësuar gjithashtu dhe automjeti tjetër detektohet kur ndodhet në largësi prej 18 metra larg.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme